Ditën e shtunë drejtuesit e Autoritetit Portual zhvilluan një vizitë në nëndetsen turke TCG Preveze S-353, e cila ishte ankoruar në kalatën 4 të portit më të madh të vendit.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj u prit në bordin e mjetit lundrues nga kapiteni i nëndetses, Cemalettin Cem, dhe drejtues të tjerë ushtarakë nga Turqia.
Nëndetsja turke TCG Preveze S-353 zhvilloi një vizitë 4-ditore në portin e Durrësit, në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë. Gjatë qëndrimit në vendin tonë ushtarakët e saj zhvilluan vizita në bashki dhe prefekturë, ndërsa nëndetsen e vizituan personalitete ushtarake dhe politike si dhe qytetarë të ndryshëm nga Durrësi.
Nëndetësja turke vjen për herë të dytë në portin më të madh të vendit tonë, pas vizitës së shtatorit 2015.