Durrës, 07.03.3014

Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja, ka pritur në një takim përfaqësues të firmes greke të çementos “TITAN Antea Cement” SH.A, të zhvilluar mesditën e së enjtes. Përfaqësuesit e kësaj firme, të kryesuar nga Menaxheri i Përgjithshëm,     Adamantios Frantzis,  shprehën interesin e  tyre në drejtim të zhvillimit të Terminalit Klinker-Cimento,  i cili aktualisht është në fazën e studimit nga ana e APD-së. Gjatë takimit përfaqësuesit “TITAN Antea Cement” SH.A,  i kanë kërkuar APD-së që të shoh mundësinë për ndryshimin e   tarifën e përpunimit dhe nieleve të sasive për përfitimin e tarifave favorizuese. U kerkua qe këto propozime përfaqësuesit e firmës, ti formalizojne nëpërmjet një drafti të shkruar. Zoti Selim Belortaja, i falenderoi përfaqësuesit e firmës “TITAN Antea Cement” SH.A për interesimin e tyre, ndërsa i ka siguruar për bashkëpunim në të gjitha fushat që ata janë të intresuar për të zhvilluar më tej procesin e  përpunimt të çementos. “ Në 6-mujorin e ardhëshëm do të shqyrtohen ndryshime dhe padyshim do të shqyrtohen dhe kërkesat tuaja, duke ruajtur të pacenuar intresat e të gjithë aktorëve pjesmarrës në këtë proces”, është shprehur Z.Belortaja në takimin e zhvilluar.