Durrës, 30.03.3014 “Delegecioni I sipërmarrësve të FIERO-s(Federata e Industrive e shtetit të Rondonia-s), vizitë ne Autoritetin Portual Durrës

Në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare Shqipëri-Brazil, në datën 30 mars 2014 ora 12:30, një mision biznesi i përbërë nga 21 persona që përfaqësojnë 15 biznese të ndryshme të sipërmarrësve brazilian nga Shteti i Rondonias, kanë zhvilluar  një vizitë në Autoritetin Portual të Durrësit. Në emër të APD-së , Shefi i Sektorit të Projekteve, Promocionit dhe Partneritetit, Arben Xhemali, i ka njohur  nga afër të pranishmit  me potencialet dhe mundësitë që ky port ofron për import-eksportet nga Brazili për në Evropën Jug-lindore e me gjerë dhe anasjelltas. Ndërkohë, Presidenti i FIERO-s, Denis Roberto Bau,  ka pohuar se “ Jemi sot në Drejtorinë e Autoritetit Portual të Durrësit, për tu njohur nga afër me infrastrukturën e Portit për zhvillimin e tregëtisë. Për tu njohur gjithashtu me tarifat, kostot për mundësinë e përdorimit të portit të Durrësit, për shkëmbim tregtar. Është hera e parë që përfaqësues të FIERO-s zhvillojnë vizitë në vendin tuaj”. Më pas delegacioni brazilian ka zhvilluar vizitë në ambientet e Portit të Durrësit, duke vizituar terminalin e konejnereve, atë të pasagjerëve, etj .

PERBERJA E DELEGACIONIT TË SIPËRMARRËSVE  BRAZILIANE TË PRANISHËM NË TAKIM  
    DENIS ROBERTO BAU  PRESIDENT I     FIERO  
GILBERTO BAPTISTA  DREJTOR I PERGJITHSHEM  I FIERO  
PEDRO JOSE BERTELLI  PRESIDENT   I  SHOQ. PRODH TE QUMSHTIT  
REGINA HELENA DE FIGUEIREDO BERTELLI  GRUAJA E  PEDRO BERTELLI  
BIRAMAR ROSA DE ALMEIDA  PRESIDENT I SHOQ  SINDEXTRATIVAS/RO  
MARIA CRISTINA ALVES ALMEIDA  GRUAJA E  BIRAMAR ROSA  
PAULO JAIR KREUZ  PRESIDENT I SHOQATES SE DRURIT  
IVANE MARCON KREUZ  GRUAJA E  PAULO KREUZ  
EDUARDO BARBOSA JUNIOR  DREJTOR I   SINICON/RO  
JOSE CARLOS DE MOURA LOPES  PRESIDENT I SHOQ . PRODH TE MOBILJEVE  
POMPEU VIEIRA MARQUES  PRES I SHOQATES SE PERP. TE DRITHRAVE  
MARCELO THOME DA SILVA ALMEIDA  ZV- PRES   I  SINDUSCON/PVH  
ADILSON POPINHAKI  DREJTOR I SHOQ. SE PERPUNIM  DRURI  
ANTONIO CARLOS NASCIMENTO  DREJTOR NE FIERO  
HELENA APARECIDA RIÇA MOURAO DE SOUSA  PRESIDENT I SINDIVEST/RO  
ALAN GURGEL DO AMARAL  PRESIDENT I  SINICON/RO  
MANOEL FRANCISCO DAS CHAGAS NETO  PRESIDENT I  SINDISCON/RO  
EDSON CARLOS COELHO COSTA  PRESIDENT I  SINDGRAF/RO  
GILVANI APARECIDA Ë DE OLIVEIRA FARES  SUPERITENDENT I  SESI/RO  
ELCIMAR SANTIAGO FERNANDES  SUPERINTENDENT I  IEL/RO  
IVANDRO JUSTO BEHENCK  PRESIDENTI  SHOQ. SE  DRURIT