Durrës më, 06.10.2014 Njoftim për Shtyp “Kreu i Autoritetit Portual Durrës, Selim Belortaja, takim me Ambasadorin e Izraelit, David Cohen”

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetiet Portual Durrës, Selim Belortaja, mesditën e së hënës, ka pritur në një takim ambasadorin e Izraelit të akredituar në Tiranë, z. David Cohen, i cili shoqërohej nga drejtori i departamentit ekonomik Bardhyl Canaj. Në emër të Autorietit Portual Durrës, Z.Belortaja, e ka falenderuar Ambasadorin për vizitën në Portin më të madh të vendit, ndërsa më pas e ka njohur në mënyrë të detajuar me funksionimin e Portit të Durrësit. Nga ana e tij, z. Cohen pohoi se, lidhjet midis vendit tonë dhe Izraelit do të zgjerohen, duke shprehur mundësinë e bashkëpunimit konkret me Portin e Durrësit. Vizita me ambasadorin të Izraelit, David Cohen, në Portin e Durrësit u zhvillua pas një takimi që z. Cohen zhvilloi më herët me drejtues të Bashkisë së Durrësit, ndërsa të pranishëm në takimin e mbajtur në ambientet e Autoritetit Portual Durrës, ishin dhe përfaqësues të bashkisë së qytetit.