Durrës më,12.06.2014 Njoftim për shtyp

Në orët e para të së enjtes është ankoruar në Portin e Durrësit anija turistike “Nautica”. Kroçera ka sjellë 665 turistë,287 prej të cilëve, vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 175 nga Mbretëria e Bashkuar dhe pjesa tjetër nga Australia(61 persona), Kanadaja(29 persona), Belgjika(19 persona), Hollanda(17 persona), Zelanda e Re(12 persona), Argjentina(2 persona), Zvicra(3 persona), Brazili(2 persona),Kili (2persona),Danimarka(1 person), Spanja(4 persona),Franca(5 persona),etj. “Nautica” është ndalur një ditë më parë në Portin e Kotorrit(Mali I Zi) dhe mëngjesin e sotëm, datë 12 qershor, ka mbërritur në Portin e Durrësit dhe do të qendrojë deri në orën 17:00, ndërsa më pas do të vijojë udhëtimin e saj në drejtim të Portit të Korfuzit(Greqi). Me qëllim mbarëvajtjen e qendrimit të anijes turistike “Nautica”, janë  angazhuar Forcat e Sigurisë Portuale, Kapiteneria, Dega e Doganës, Policia Kufitare dhe Autoriteti Portual Durrës. Vetëm përgjatë muajit qershor 2014 Porti i Durrësit është vizituar nga 3 Kroçera (“Nautica” dt 02.06.2014, “Sea Cloud” dt.06.06.2014, “Nautica” dt.12.06.2014) dhe në total kanë sjellë 1443 turistë nga vende të ndryshme të botës.