Adrirec – takimi I trete  I komitetit drejtues te projektit , ravenna 6 nentor 2025.

Në kuadër të projektit ADRIREC, të bashkëfinancuar nga Programi Interreg IPA ADRION, u zhvillua në Ravena, Itali, një takim pune mes partnerëve të projektit, me qëllim shkëmbimin e eksperiencave dhe diskutimin e hapave konkretë drejt tranzicionit energjetik në portet e rajonit Adriatiko-Jonian.

Autoriteti Portual Durrës, partner i këtij projekti, do të përfitojë nga implementimi i paneleve fotovoltaike mbi godinat e institucionit, duke shfrytëzuar burimet e rinovueshme të energjisë në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm portual.

 Projekti synon forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar midis autoriteteve publike, operatorëve portualë dhe aktorëve të sektorit energjetik, duke kontribuar në krijimin e ekosistemeve portuale më të gjelbra dhe më efikase në energji.