Takimi I katert I projektit renewport ne pire

Më datë 8 prill 2025, në Pire🇬🇷, u zhvillua takimi i katërt i Komitetit Drejtues të projektit RENEWPORT, ku morën pjesë të gjithë partnerët e përfshirë. Gjatë këtij takimi, përfaqësueset e Njësisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Autoriteti Portual Durrës prezantuan planin e investimit për instalimin e paneleve fotovoltaike, që synojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme në hapësirat e portit.

RENEWPORT, i financuar nga Interreg Euro-Med Programme, ka si qëllim lehtësimin e tranzicionit energjetik të porteve mesdhetare, përmes përdorimit të burimeve alternative dhe reduktimit të emetimeve të karbonit.

Në kuadër të këtij projekti, Autoriteti Portual Durrës parashikon instalimin e sistemeve fotovoltaike në tarracat e godina e të administratës.