Gjatë punimeve, APD prezantoi aktivitetet e realizuara deri më tani, ndër të cilat me rëndësi të veçantë ishte implementimii e paneleve fotovoltaike në taracat e godinave ADM1 dhe ADM2.
Projekti RENEWPORT ka si qëllim nxitjen e tranzicionit energjetik në portet e Mesdheut përmes përdorimit të energjisë së rinovueshme dhe rritjes së efikasitetit energjetik. Ai synon të reduktojë ndikimin e aktiviteteve portuale në mjedis dhe të krijojë modele zhvillimi më të gjelbra dhe të qëndrueshme.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt vizionit të Portit të Durrësit si port i gjelbër dhe miqësor me mjedisin, në linjë me politikat europiane për energji të pastër dhe zhvillim të qëndrueshëm.
