Autoriteti Portual Durrës merr pjesë në takimin përmbyllës të projektit TREASURE në Francë

06.10.2026

Autoriteti Portual Durrës, në cilësinë e partnerit të projektit TREASURE, mori pjesë në takimin përmbyllës të projektit, të zhvilluar më 29–30 shtator 2026 në Toulon, Francë.

Takimi mblodhi partnerët për të prezantuar rezultatet kryesore të projektit, për të shkëmbyer përvojat dhe për të diskutuar zgjidhje për përmirësimin e kushteve mjedisore në zonat portuale.

Gjatë punimeve, përfaqësuesit e Autoritetit Portual Durrës prezantuan studimin e realizuar në kuadër të TREASURE, me fokus mbledhjen e të dhënave dhe analizën e ujit dhe sedimenteve. Prezantimi ishte pjesë e diskutimeve mbi rezultatet e studimeve të kryera nga partnerët dhe kontributin e tyre në vlerësimin e gjendjes mjedisore në porte.

Takimi përmbyllës shërbeu gjithashtu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve dhe shkëmbimit të njohurive në mbështetje të monitorimit mjedisor dhe zhvillimit të qëndrueshëm të zonave portuale.