
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, z. Agron Tare, u prezantua sot paradite në detyrën e re, me grupin e drejtuesve të Departamenteve dhe Sektorëve në Drejtorinë Ekzekutive të APD.
Zv. ministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, në fjalën e tij pasi vlerësoi punën e paraardhësit Afrim Bakaj, tha se sfidat që presin portin e Durrësit veçanërisht në fushën e investimeve janë të mëdha dhe se ritmet e punës do të jenë më të larta. Emërimi i z. Tare në krye të APD synon pikërisht këtë, – tha z. Shkreli, i cili uroi punë të mbarë drejtorit të sapoemëruar.
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Agron Tare, nënvizoi besimin që i është dhënë nga drejtuesit e qeverisë dhe dikasterit MIE, ndërsa vuri theksin te veprimtaria e përbashkët për ta bërë Durrësin një port konkurues në rajon. Ai kërkoi më shumë impenjim për realizimin e objektivave për të ardhmen. Ditën e martë, Këshilli Drejtues i APD vendosi emërimin e z. Agron Tare në postin e Drejtorit të Përgjithshëm, sipas propozimit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë
CV e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të APD:
AGRON TARE
Ditëlindja: 08.11.1974 , Tiranë
Arsimi dhe kualifikimi:
1990-1993: Shkolla “Qemal Stafa”, Tiranë.
1994-2000: Fakulteti Juridik i Universitetit të Bolonjës, Itali.
Përvojat profesionale:
2014 – 2019: Konsull i Përgjithshëm i R.SH, në Stamboll.
2002-2006: Anëtar i Grupit Negociator mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqipërisë dhe BE.
2001-2005: Këshilltar i Jashtëm Bashkia Tiranë,
2001-2006: Drejtor i Zyrës së Minoriteteve, MPJ.
2000-2001: Zyrtar i Departamentit në Departamentin e Organizatave Ndërkombëtare, MPJ
Z. Agron Tare flet anglisht, shkëlqyer në italisht dhe frëngjisht.
