Më datë 9 prill, në qytetin e Pireut në Athinë, u zhvillua takimi i dytë ndërmjet partnerëve të projektit ADRIREC. Ky projekt financohet nga Programi Ndërkufitar IPA ADRION dhe ka për qëllim shfrytëzimin e potencialit të energjisë së rinovueshme në zonën e Adriatikut dhe Jonit.
Qëllimi i projektit është reduktimi i kostove të faturimit të energjisë elektrike nga rrjeti kombëtar, si dhe minimizimi i ndikimit mjedisor të shkaktuar nga përdorimi i burimeve fosile për prodhimin e energjisë.
Autoriteti Portual Durrës, si një nga partnerët e projektit, do të përfitojë një investim të rëndësishëm në panele fotovoltaike, të cilat do të vendosen në tarracat e godinave të Administratës. Kjo ndërhyrje do të realizohet në vazhdim të projektit RenewPort, duke kontribuar në rritjen e qëndrueshmërisë energjetike të portit dhe mbrojtjen e mjedisit.
