Porti i Durrësit në 10 muaj, mbi 682 mijë lëvizje pasagjerësh, më shumë mallra dhe kamionë 

18.11.2026 

Gjatë periudhës janar-tetor 2026, në Terminalin e Trageteve të Portit të Durrësit janë regjistruar 682.376 lëvizje pasagjerësh, nga 694.310 që rezultonin në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Ndërkohë, transporti i mallrave, kamionëve dhe trajlerave ka shënuar rritje. 

Nga totali i lëvizjeve të pasagjerëve, 314.485 janë regjistruar në hyrje dhe 367.891 në dalje. 

Transporti i mallrave me tragete arriti në 897.725 tonë, ose 12.666 tonë më shumë se një vit më parë. Prej tyre, 583.258 tonë janë përpunuar në hyrje dhe 314.467 tonë në dalje, përkatësisht me rritje prej 1,54% dhe 1,23%. 

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 90.678 kamionë dhe 6.598 trajlera, përkatësisht 2.398 dhe 317 më shumë se në janar-tetor 2025. Lëvizjet e veturave arritën në 156.076, me një ulje prej 1,79%. 

Rritje kanë shënuar edhe lëvizjet e pasagjerëve të huaj, të rritur dhe të mitur së bashku, të cilat arritën në 367.514, nga 354.888 një vit më parë ose 3,56% më shumë.