Porti i Durrësit, një hapësirë njohjeje dhe përvoje për profesionistët e ardhshëm të logjistikës detare 

07.10.2026 

Mirëpritëm studentët e programit “Administrim Biznesi dhe Logjistikë Detare” të Universitetit të Hamburgut, së bashku me përfaqësues të stafit akademik. 

Grupi u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i APD-së, z. Liburn Aliu dhe përfaqësues të stafit ekzekutiv. Gjatë takimit, studentët u njohën me veprimtarinë e Portit të Durrësit, kapacitetet operacionale dhe rolin e Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare (CEMA). 

Vizita vijoi në Terminalin e Trageteve, ku studentët panë nga afër infrastrukturën, organizimin dhe proceset e punës, duke lidhur njohuritë akademike me praktikën në një mjedis portual. 

Një mundësi për të kuptuar më nga afër funksionimin e një porti dhe për të krijuar ura mes universiteteve dhe sektorit detar.