Prezantohet Drejtori i ri i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës, z. Andrea Shllaku 

10.11.2026 

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Hantin Bonati, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, z. Besian Kadiu, prezantuan sot z. Andrea Shllaku në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, në prani të drejtuesve dhe stafit të institucionit. 

Me formim akademik në ekonomi dhe menaxhim, si dhe përvojë në administratën publike dhe sektorin portual, z. Shllaku ka mbajtur më herët funksionet e Zëvendësministrit të Mbrojtjes, Drejtorit të Divizionit Operacional dhe Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës.