Autoriteti Portual Durrës mori pjesë në takimin e radhës të projektit Connectivity, i zhvilluar me partnerët në Bari, Itali🇦🇱🇮🇹⚓
Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një lidhje të qëndrueshme dhe multimodale në rajonin Adriatiko-Jugor, si dhe nxitja e zhvillimit inovativ mes partnerëve.
Në kuadër të këtij projekti, APD do të zhvillojë Sistemin e Komunitetit Portual (Port Community System), një platformë që do të lehtësojë ndërveprimin dhe shkëmbimin e informacionit, duke përmirësuar ndërlidhjen rajonale të transportit dhe të gjitha hallkat e operimit brenda territorit të tij.
