Autoriteti Portual i Durrësit në prag të festave të fundvitit ka marrë disa masa për rritjen e shkallës së sigurisë. Për më shumë se tre javë Forca e Sigurisë Portuale (FSP) do të zbatojë një plan masash, që synon rritjen e kontrollit dhe menaxhimin e hyrje-daljeve në territorin e portit.
Stafi
drejtues i FSP do të zbatojë një plan masash
gjatë periudhës 19 dhjetor
2014 – 12 janar
2015, veçanërisht në oraret e parashikuara për mbërritjen dhe nisjen e trageteve. Sipas
këtij plani, përveç
punonjësve të FSP që kryejnë shërbimin e zakonshëm, gjatë periudhës prej më shumë
se tre javësh në territorin portual
do të funksionojë një Grup i Gatshëm
prej 6 vetësh me një përgjegjës grupi, të gjithë
punonjës jashtë shërbimit në kushte normale.
Plani i detajuar parashikon bashkëpunimin me shërbimet e Komisariatit të policisë së portit, të instaluara te Sheshi i Trageteve. Dogana dhe Kapiteneria e portit janë dy institucionet e tjera, me të cilat do të shkëmbehen informacione si dhe do të bashkërendohen veprimet gjatë periudhës së festave. Trajtimi i parkingjeve të automjeteve në këtë periudhë fluksi do të jetë një tjetër detyrë e FSP, në bashkëpunim me Drejtorinë e shërbimeve operacionale në APD.
Gjatë festave të fundvitit numri i udhëtarëve dhe automjeteve që shfrytëzojnë tragetet në portin më të madh të vendit dy-trefishohet, në krahasim me periudhat e tjera të vitit.