Fortunali i mesditës së sotme ka krijuar vështirësi për një nga anijet e ankoruara në Terminalin e Trageteve. Anija Ro-Ro “Fides” u shkëput përkohësisht nga kalata dhe apdrkiatorët punuan për të shmangur rrezikun për motopeshkatoret pranë kalatës, si dhe për stabilizimin e mjetit lundrues.
Dy peshkatarë, që u dëmtuan gjatë manovrave nga cimat e motopeshkatoreve u shoqëruan nga autoambulanca dhe personeli mjeksor i APD drejt Spitalit Rajonal të Durrësit. Nga të dhënat e para, rezulton se gjëndja e tyre shëndetsore është e mirë. Forcat e Sigurisë Portuale kanë marrë masa për stabilizimin e situatës së krijuar nga stuhia detare dhe fortunali i mesditës së sotme.
Ndërkaq, anija “Fides”, e cila kishte përfunduar shkarkimin u largua nga porti sipas programit të paracaktuar.