Gjashtë jahte të përmasave të mëdha në Durrës

Gjashtë jahte të përmasave të mëdha në Durrës – 9 shtator 2019

jaht1

Gjashtë jahte turistikë, një prej të cilëve me gjatësi 61 metra vazhdojnë të jenë të akostuar edhe sot paradite në kalatën 4 të portit të Durrësit. Nga Qendra e Informacionit në Autoritetin Portual mësohet se “Metis” me flamur nga Malta qëndron prej dy ditësh në Durrës dhe bashkë me shërbimet portuale personeli i saj ka vizituar qendrat muzeale dhe arkeologjike të qytetit antik. Që nga fillimi i muajit shtator në kalatën 4, dedikuar anijeve turistike janë akostuar edhe jahtet “Rizzle”, “Little Violet”, Crossbow”, “Serenity” dhe “Star Gazer”, të cilët kanë gjatësi nga 30 mt deri në 61 metra. Numri i përgjithshëm i jahteve të përmasave të ndryshme gjatë këtyre nëntë ditëve të para të muajit arrin në 34 – bënë të ditur burimet e APD. Jahtet turistike të përmasave të mëdha me flamur nga Malta, Katari dhje Islanda kanë lundruar kryesisht nga ishulli i Korfuzit drejt Durrësit, ndërsa më pas vijojnë udhëtimin drejt porteve më në veri, si Kotorri (Mai i Zi) apo Dubrovniku (Kroaci).

jaht2
jaht3
jaht5
jaht6