Shumë prej nesh e kanë hasur konceptin e “teknologjisë hibride” në raport me prodhimin e autoveturave si p.sh: Toyota Prius dhe Golf GTE, të cilët aktualisht përdorin një sistem të kombinuar të energjisë elektrike me karburantin, të ashtuquajtura ndryshe edhe si makina hibride, por kjo teknologji inovative tashmë nuk përjashton as prodhimin e mjeteve më të mëdha të transportit të tilla si anijet, kroçierat dhe tragetet të cilat gjithashtu mund te inkorporojnë teknologjinë hibride në transportin detar.
Në vitin 2013, u konvertua në sistemin hibrid trageti i parë i cili operoi nëpërmjet shtytjes hibride gjatë itinerarit Rødby-Puttgarden. Ky konvertim u konsiderua si një sukses i jashtëzakonshëm ndaj dhe në vitin 2014, edhe tre anije të tjera pasagjerësh u konvertuan në teknologji hibride. Duke qenë se ky projekti ambicioz i kompanisë Scandline ishte sa vizionar aq edhe me impakt të jashtëzakonshëm në disa aspekte, vetë Bashkimi Europian u rendit ndër bashkëfinancuesit e tij.
Scandlines është kompania e parë e transportit në botë që përdor në shkallë të gjerë një sistem shtytës hibrid i cili ruan sasi të mëdha energjie nëpërmjet baterive në bord, çka e bën sot edhe kompaninë e cila zotëron dhe operon flotën më të madhe hibride në botë.
Rreth teknologjisë hibride -Kombinimi i fuqisë së naftës me energjinë elektrike
Sistemi hibrid kombinon energjinë tradicionale të naftës me bateritë elektrike. Kur motori ka nevojë për më shumë energji nga ç’mund të ofrojë gjeneratori i naftës ai përdor energjinë e baterive në bord, ndërkohë që në rastet kur kjo energji është e panevojshme ajo kursehet nëpërmjet baterisë.
Karakteristikat:
Trageti i parë hibrid në botë
E emërtuar sipas një poezie shumë të famshme skoceze, “MV Hallaig” është anija e parë në botë e ndërtuar nën ‘Projektin e Trageteve Hibride me Emetim të Ulët”. Projekti i avancuar i kësaj anije është një iniciativë e kryer në bashkëpunim midis qeverisë skoceze dhe kompanive private të transportit për të mundësuar mirëmbajtjen e ekologjisë detare.
MV Hallaig është e para anije Ro-Ro që transporton pasagjerë / automjete në botë që është e pajisur me një kombinim multi furnizues e cila përdor sistemin e baterisë jonizuese të energjisë elektrike me naftë dhe litium. Ky sistem e bën atë tragetin e parë hibrid në botë.
Investimi i përgjithshëm në këtë projekt ishte rreth 20 milion paund, kontribuar nga burime të ndryshme duke përfshirë qeverinë Skoceze dhe ERDF (Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal). Trageti hibrid “MV Hallaig” është në pronësi të perandorisë britanike të anijeve Caledonian Maritime Assets Ltd. dhe aktualisht përshkon itinerarin Raasay dhe Skye.
Tragetet hibride më të mëdha në botë
Dy tragetet më të mëdha hibride në botë, “M / V Berlin” dhe “M / V Kopenhagen”, lundrojnë në itinerarin Rostock-Gedser. Këto tragete moderne pasagjerësh kanë një kapacitet prej 1,300 pasagjerësh dhe 460 makina secila.
Falë strategjisë ambicioze mjedisore të Scandlines, dy anijet moderne hibride i përkasin flotës më të madhe në botë të trageteve hibride, të cilat kombinojnë energjinë tradicionale të naftës me fuqinë energjitike të baterisë në transportin detar.