Histori/ Pavarësia e shtetit shqiptar dhe ndikimi i detarëve durrsakë (Porti ynë në rrjedhën e viteve) 26.02.2020

Detarët shqiptarë kanë qenë përkrahës të luftës për pavarësi të popullit tonë, sepse kjo pavarësi dhe ky flamur do të sillnin liri dhe në lundrimin e tyre.

Pavarësinë e shqipërisë e përshëndetën rreth 500 mjete lundrimi të madhësive të ndryshme, të cilat filluan të lundronin nën flamurin tonë kombëtar për herë të parë.

Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi bënë përpjekje për ngritjen e Flamurit të shpalljes së Pavarësisë në Durrës , por rrethanat ishin të disfavorshme. Megjithatë në Durrës u ngrit flamuri i pavarësisë me 26 Nëntor 1912, ku rol të rëndësishëm kanë luajtur në këtë situatë edhe detarët durrsakë. Durrësi si qendër sanxhaku, ishtë qytet i selive dhe konsullatave të huaja, pikë ë ndjeshme portuale në Adriatik për transport mallrash si dhe lëvizje udhëtarësh.

Kapedanët e anijeve dhe tregtarët detarë, përbënin një bazë të fuqishme për mbështetjen e lëvizjes patriotike në qytetin e Durrësit. Kontaktet që siguronin ata me patriotët rilindas si në Selanik, Stamboll, Kairo, etj… mundësonin sjelljen e literaturës dhe, shpesh armë.