Hyrje-daljet e automjeteve nga dalja 2; hyrja 1 vetëm për kalimtarët

Sot paradite drejtuesit e automjeteve, që lejohet të lëvizin në territorin e portit të Durrësit, po shfrytëzojnë hyrjen nr 2 pranë Bankës (BKT) për hyrjen dhe daljen e mjeteve. Ndërkaq hyrja kryesore nr 1 është bllokuar përkohësisht për automjetet dhe është vënë në dispozicion vetëm të kalimtarëve, që lëvizin në port për motive pune.

Masat e marra nga APD vijnë pas fillimit të punimeve për realizimin e një projekti nga ana e Bashkisë në lulishten pranë hyrjes së portit. FSPD kanë dyfishuar shërbimin në hyrjen nr 2 për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në hyrje dhe në dalje nga porti i Durrësit për një periudhë të pacaktuar.