Informacion mbi situatën në Portin e Durrësit/ 3 dhjetor 2020

Reshjet e shiut që filluan paraditen e së enjtes po pengojnë përkohësisht përpunimin e anijeve me grurë dhe çimento, që janë ankoruar në Terminalin Perëndimor, ndërsa në Terminalet e tjerë vijon puna normalisht.

Dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në port sot rreth orës 8.30.

Në Dispeçerinë e APD, mësohet se anijet “Moon” me 3.354 t çimento, “Pola Sofia” me 4710 t grurë dhe “Pola Sofia” me 5499 t grurë të tjerë janë ankoruar në kalatat 1, 2 dhe 5 dhe kanë nisur të shkarkohen 2 ditë më parë.

Anijet kanë mbyllur përkohësisht hambarët, në pritje të përmirësimit të kushteve të motit.

Ndërkaq, në Terminalin Lindor po përpunohen pa probleme 2 anije të tjera me skrap.

Për çdo përditësim të situatës në orët në vijim, mund të informoheni në:

Porti sot