Datë 31.12.2020, linja ka funksionuar vetëm në hyrje. Me tragetet “Francesca” dhe “Rigel VII” të linjës Bari-Durrës, si dhe trageti “AF Claudia” i linjës Ankona-Durrës, janë përpunuar 1,363 pasagjerë 642 mjete.
Datë 01.01.2021, linja ka funksionuar vetëm në dalje. Drejt Portit të Barit(Itali) kanë lundruar dy tragete, “Francesca” dhe “Rigel VII”, janë përpunuar 1,008 pasagjerë dhe 271 mjete.
Datë 02.01.2021, lundrimet kanë vijuar normalisht, pra Durrës-Bari dhe anasjelltas, janë përpunuar 1,318 pasagjerë dhe 397 mjete (1,214 pasagjerë në dalje dhe 104 pasagjerë në hyrje).
Për oraret e trageteve mund të informoheni në: https://durresport.al/index.php/kategoria/raporti-ditor-i-trageteve