Investim/ Rikonfigurimi i dy terminaleve (Terminali i Mallrave Gjenerale dhe Terminali i Konteinerëve)/ 15 dhjetor 2021

Në kuadër të investimeve të njëpasnjëshme me qëllim mbarëvajtjen e punës, Autoriteti Portual Durrës vijon punën për rikonfigurimin e dy terminaleve, (Terminali i Mallrave Gjenerale dhe Terminalit të Konteinerëve), për t’i dhënë më shumë lirshmëri operatorëve privatë dhe publik në realizimin e operacioneve portuale.

Sektori i Mirëmbajtjes Operacionale të APD-së, po mundëson instalimin e zyrave konteinerike të cilat do të jenë në funksion të Doganës së Shqipërisë dhe Kosovës, Policisë Kufitare, Forcës së Sigurisë Portuale dhe operatorëve privatë që realizojnë kontrollet dhe minitorimin e përpunimit të mallrave. Ky investim, synon rritjen e ndjeshme të performancës së përpunimit në të dy terminalet e administruara nga Autoriteti Portual Durrës.