Janar-korrik 2019: 248 jahte në port, më shumë anije turistike se 2018

Gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti në portin e Durrësit janë akostuar 248 jahte gjithsej.

Numri i jahteve me personel nga vende të ndryshme të botës, që kanë preferuar të vizitojnë Shqipërinë nëpërmjet portit më të madh të vendit është rritur ndjeshëm gjatë dy muajve të fundit, kur APD morri masa që e gjithë kalata 4 të vihej në dispozicion të anijeve turistike.

Në qershor të këtij viti në kalata u akostuan për periudha nga 1-5 ditë 88 jahte, ndërsa gjatë korrikut u akostuan edhe 106 jahte të tjerë.

Numri i përgjithshëm i anijeve turistike në periudhën qershor-korrik është 25 jahte më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018.

Vizitat e jahteve në portin e Durrësit parashikohet të shtohen edhe gjatë periudhës gusht-shtator të këtij viti.

yacht 1
yacht 2
yacht 3
yacht 5