Gjatë 3 muajve të parë të këtij viti në portin e Durrësit janë përpunuar 355 anije dhe tragete, duke shënuar një rritje prej 14 përqind më shumë mallra krahasuar me periudhën janar-mars të vitit 2017.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në APD, gjatë këtij 3-mujori nga anijet dhe tragetet janë përpunuar në kalata mbi 894 mijë ton mallra të ndryshme gjithsej, ose afro 107 mijë ton më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Nga anijet janë përpunuar mbi 675 mijë ton mallra, ndërsa afro 219 mijë ton të tjerë janë transportuar dhe përpunuar nga kamjonët dhe trajlerët, që shfrytëzojnë tragetet e linjave Durrës – Bari, Durrës – Ankona – Trieste e kthim. Mallrat e eksportit të përpunuara në portin e Durrësit kanë patur një rritje prej 20 përqind gjatë periudhës 3-mujore. Ndërkohë importet kanë shënuar një rritje prej 9 përqind gjithsej, krahasuar me 3-mujorin e parë të vitit 2017