Janar-nëntor 2016: Mbi 3 milion e 162 mijë ton mallra me anije dhe tragete

Në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti janë përpunuar mbi 3 milion e 162 mijë ton mallra gjithsej, 66 përqind e të cilave i përkasin mallrave të importit, ndërsa 34 përqind eksporteve. Shifrat janë pak më të larta se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.

Sipas të dhënave statistikore, 2 milion e 463 mijë ton mallra janë transportuar nga/drejt Durrësit me anije tregtare, ndërsa 699 mijë ton të tjerë janë transportuar me tragete. Në listën e mallrave të importit për vitin 2015 bien në sy qymyri koks, hekur, xhama, etj.

Nga të njejtat burime, mësohet se në terminalin përkatës në 11 muaj janë përpunuar afro 107.397 TEU (njësi kontejnerike), duke shënuar një rritje prej mbi 13 mijë njësi në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Sasia e mallrave të transportuara me kontejnerë ka arritur në 1 milion e 428 mijë ton gjithsej.