Gjatë periudhës janar-nëntor të vitit 2014 në kalatat e portit të Durrësit janë përpunuar 195 mijë ton mallra më shumë se sa në të njejtën periudhë të vitit paraardhës.
Statistikat e publikuara nga drejtoria e Autoritetit Portual, bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhe nga anijet dhe tragetet janë ngarkuar dhe shkarkuar 3 milion e 479 mijë ton mallra gjithsej, ose 6 përqind më shumë se sa në 11- mujorin 2013.
Sipas të njejtave burime, importet kanë
shënuar një rritje
prej 12 përqind,
ose 213 mijë
ton më shumë mallra
se sa e njejta periudhë
e vitit të kaluar. Gjatë
këtij viti anijet
kanë shkarkuar në Durrës mbi 201 mijë
ton grurë, afro
190 mijë ton koks,128 mijë
ton skrap, etj.
Ndërkaq, eksportet kanë mbetur
thuajse në të njejtat kuota
me 1 milion e 521
mijë ton, ku bie në sy
mallra si klinkeri, (235 mijë ton), çimento me paleta, (mbi 125 mijë ton) dhe prokatet e llamarinat, (më shumë se 115 mijë ton).
Tragetet e linjave në të njejtën periudhë kanë transportuar mbi 708 mijë udhëtarë, ose 53 mijë udhëtarë më shumë se sa periudha 11-mujore e vitit 2013. Treguesit e transportit me tragete kanë shënuar rritje, jo vetëm në numrin e udhëtarëve në hyrje dhe në dalje, por edhe në numrin e udhëtarëve shqiptarë e të huaj, shifra që janë rritur nga 2 deri në 10 përqind, në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2013. Rënie të lehtë ka shënuar vetëm transporti i autoveturave dhe ai i trajlerave, ndërsa numri i kamjonëve që kanë shfrytëzuar tragetet ka tejkaluar shifrën 52 mijë, ose 4 përqind më shumë se sa e njejta periudhë e vitit 2013.