Në Terminalin e Mallrave Gjenerale në portin e Durrësit gjatë katër muajve të parë të këtij viti janë përpunuar 91 anije tregtare me mbi 250 mijë ton mallra gjithsej.
Në Qendrën e Informacionit në APD, mësohet se volumi i mallrave të përpunuar në periudhën janar -prill të këtij viti është afro 50 mijë ton më i lartë se sa në të njejtën periudhë të vitit 2018, kur u përpunuan 77 anije gjithsej.
Në Terminalin Perëndimor (siç njihet ndryshe Terminali i Mallrave Gjenerale) janë përpunuar kryesisht mallra importi, si grurë, çimento, llamarinë, plehra kimikë bujqësorë, melaminë, hekur e xhama. Terminali i Mallrave Gjenerale administrohet nga Autoriteti Portual Durrës