Janar- Prill 2021: 52% mallra për eksport më shumë se në 2020/ 31 maj 2021

Gjatë 4-mujorit janar-prill të këtij viti, në portin e Durrësit janë përpunuar afro 1,4 milion tonë mallra të ndryshme, duke regjistruar një rritje prej 16 përqind krahasuar me janar-prillin e vitit 2020.

Sipas të dhënave nga sektori i Statistikave në APD, në fund këtij 4-mujori është shënuar një rritje prej 52 përqind e mallrave të eksportit, me një volum prej 412 mijë tonë gjithsej.

 

 

Nga të dhënat statistikore mësohet se 239 anije tregtare dhe 287 tragete janë përpunuar në portin e Durrësit gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.

Gjatë muajit prill volumi i mallrave të përpunuara ishte 26 përqind më i lartë sesa i njejti muaj i vitit 2020, ndërsa rritja e volumit të mallrave për eksport arriti në 36 përqind.

https://www.youtube.com/watch?v=F8MLnqwtK08