Gjatë gjysmës së parë të këtij viti tragetet, bashkë me udhëtarët dhe autoveturat, kanë transportuar 406.496 ton mallra të ndryshme, të ngarkuara në kamjonë dhe trajlerë. Në periudhën janar-qershor të këtij viti tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona – Trieste e kthim kanë transportuar 33.783 kamjonë dhe 2.985 trajlerë të ngarkuar me mallra të ndryshme.
Shifrat e përpunuara nga Sektori i Statistikave në APD, janë përkatësisht 10 dhe 8 përqind më të larta se sa kamjonët dhe trajlerat e transportuar në të njejtën periudhë të vitit 2016.
Edhe volumi i mallrave të transportuar me tragete është 6 përqind më i lartë se sa në gjysmën e parë të vitit 2016, kur u transportuan mbi 383 mijë ton mallra. Në gjysmën e parë të këtij viti tragetet kanë mbërritur në Durrës me afro 255 mijë ton mallra impoorti, ndërsa mallrat e eksportit me tragete nga Durrësi në portet e Italisë arrijnë në mbi 151 mijë ton mallra.