Në periudhën janar-qershor në kalatat e portit të Durrësit janë akostuar 924 mjete lundruese gjithsej, ose 61 mjete lundruese më shumë se sa e njejta periudhë e vitit të kaluar.
Nga Sektori i Statistikave në APD, mësohet se në të gjithë Terminalet përkatësisht, numri i anijeve dhe trageteve të përpunuar ka qenë më i lartë se sa në 6-mujorin e parë të vitit 2018.
Për periudhën janar-qershor 2019 në të katër Terminalet janë përpunuar afro 193 mijë ton mallra më shumë se sa vjet, mësohet nga statistikat 6-mujore.
Në Terminalin perëndimor janë përpunuar 17 anije më shumë se sa në janar-qershorin e vitit të kaluar, në Terminalin lindor lindor 6 më shumë se sa vjet, ndërsa në atë të Konteinerëve janë përpunuar 2 anije më shumë.
Po ashtu numri i trageteve të përpunuar në Terminalin përkatës ka qenë 18 më shumë se sa në periudhën janar-qeshor 2018.
Në portin e Durrësit, kryesisht në terminalin Perëndimor, (që administrohet nga APD) janë akostuar edhe 11 kroçera me 2,194 turistë në bord, si dhe 141 jahtë të madhësive të ndryshme.