Anijet dhe tragetet që kanë patur si pikënisje ose si destinacion portin e Durrësit kanë transportuar 2.723.337 ton mallra të ndryshme gjithsej.
Mallrat janë përpunuar nga kompanitë stivadore në portin më të madh të vendit ose janë transportuar me kamjonë apo trajlerë nga tragetet e linjave Durrës-Bari e Durrës-Ankona-Trieste e kthim.
Nga Sektori i Statistikave mësohet se shifrat e volumit të përgjithshëm të mallrave rezultojnë 7 përqind më të larta se sa e njejta periudhë e vitit 2016. Mësohet gjithashtu se në anijet tregtare që ankorohen në Terminalin Perëndimor, në atë Lindor dhe në Terminalin e Kontejnerëve janë përpunuar 2.126.775 ton mallra të ndryshme, ndërsa pjesa tjetër prej 596.562 ton është transportuar nga tragetet. Në të dy rastet rritja përkatëse është gjithashtu 7 përqind, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar.