Java e Detarisë/ Harmonizimi i infrastrukturës portuale, sektori detar vendas dhe i huaj krijojnë mjedise bashkëpunimi

Komuniteti i Transportit, në partneritet me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetin Portual të Durrësit dhe Universitetin e Durrësit ka hapur siparin e organizimit të një sërë aktivitetesh kushtuar festimit të rëndësisë së transportit detar dhe nderimit të Ditës Ndërkombëtare të Detarëve.
Objektivi kryesor i javës detare është krijimi i një mjedisi bashkëpunimi, shkëmbimi njohurish si dhe rrjetizimi midis palëve të interesuar brenda sektorit detar. Sipas kreut të Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, Java e Detarisë tashmë është një traditë.
“Java e Detarisë është kthyer tashmë në një traditë, e cila çdo vit pasurohet në elementë të rinj duke reflektuar dhe sfidat e sektorit të transportit detar. Një sektor i cili në dekadën e fundit ka njohur një rritje të konsiderueshme, rritje më të lartë sesa Prodhimi i Brendshëm Bruto dhe sfida që shtrohet para nesh, është sesi mund të transformohet një motorr të zhvillimit ekonomik të vendit”, u shpreh kreu i Autoritetit Portual Durrës.
Sipas drejtorit të Sekretariatit të Përhershëm të Komunitetit të Transportit Matej Zakonjsek biznesi detar është sektor që lidhet me të gjitha mënyrat e transportit.

“Unë mendoj se ka shumë tema që ne i kemi, gjithashtu edhe shumë palë interesi interesant pra që duhen të bëhen bashkë. Kjo tregon se biznesi detar dhe sektori detar është një sektor që lidhet me të gjithë mënyrat e tjera të transportit dhe unë jam i lumtur që kemi këtu edhe përfaqësues nga transporti rrugor, ai hekurudhor. Kështu duhet të jetë. Nuk duhet të jetë që transportet të jetojnë jetë më vete por ne jemi këtu që ne të krijojmë rrjetin dhe një pjesë themelore janë portet”, tha Matej Zakonjšek.
Ndërsa për portet e së ardhmes u shpreh se portet duhet të jenë qendra e zhvillimit ekonomik.
“Unë besoj që ai duhet të jetë një port qytet, çka do të thotë që që portet duhet të zgjerohen jo në kuptimin fizik pra në një kuptim psikologjik. Që duhet të jenë qendra e zhvillimit ekonomik dhe energjisë për vendin apo rajonin, me terminale energjitike dhe me gjithçka tjetër, qendra për turizëm, duke sjellë njerëz për turizëm por edhe duke i argëtuar ata në port, pra duke zgjeruar potencialin në port. Pra të gjitha këto duhet të jenë portet e së ardhmes”, tha Matej Zakonjšek
Në këtë panel u ndanë dhe eksperiencat dhe sugjerimet e porteve të tjera.
Por cilat janë disa nga prioritetet e porteve bashkëpunuese?
“Prioriteti im kryesor është zhvillimi i Infrastrukturës, përparimet teknologjike dhe rrugë, rrugë të qëndrueshme. Këto janë prioritetet tona për të ardhmen. Ne parashikojmë të ndërtojmë terminale të reja dhe magazina të mbyllura. Për përparimet teknologjike, do zbatojmë teknologji të përparuara për trajtimin e ngarkesave. Do të krijojmë sportel me një ndalesë për këto shërbime”, tha presidenti i portit të Tivarit
Për presidentin e sistemit portual të Adriatikut Jugor, portet po përshtaten tronditjet që nisën me Covid, luftën midis Ukrainës dhe Rusisë si dhë së fundmi me luftën në Izrael.
“Ashtu si portet tona, duhet të përshtaten me ndryshimet, sepse gjithçka po ndryshon. Ne kishim disa tronditje të jashtëme siç ishte Covid, lufta në Ukrainë, sot lufta në Izrael. Gjithçka ndryshon dhe ne duhet të përshtatemi me këto ndryshime. Si do të jetë porti në të ardhmen. Në portet tona shumë funksionale, investimi shkoi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë detare. Të gjitha portet tona janë porta të thella që ndihmojnë për ndërlidhjen me portet e greqisë. Problem kryesor për ne në Itali ku dhe ne kemi shumë burokraci, ne shpenzojmë shumë kohë për të siguruar financimet në portin e Barit ne jemi minus 13 metra, në Bridisi minus 14 metra. Na duhen më shumë mole”, deklaroi Griffi.
Sipas tij, bashkëpunimi midis porteve ka rëndësi të veçantë.
“Ne mund të bashkëpunojmë sepse trafiku është mes porteve tona ka shumë hapësirë për bashkëpunim”, u shpreh ai.
Sipas zëvendësministrit të mbrojtjes Dorian Tola, siguria detare parashikon një plan i cili do të vendoset pranë porteve që do i shërbejë Natos dhe Shqipërisë.
“Siç percaktohet në konceptin strategjik, pra siguria detare rrite aleancën dhe siguron, ruan lirinë e lundrimit. Strategjia e sigurisë detare mundëson, parashikon një plan për një bazë që vendoset afër porteve që do i shërbejë Natos dhe Shqipërisë dhe kjo do të rrit pozitën e sigurisë detare të Shqipërisë sepse do të ofrojë infrastrukturë detare për të pritur anije më të mëdha dhe që do të kemi pastaj ushtrime dhe operacione ushtarake detare”, tha Tola.
Gjatë fjalës së saj zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë Belinda Balluku vuri theksin në transformimin që kanë sjellë investimet në vetëm 5 vite. Nga ana tjetër, theksoi se Shqipëria është vendi që mban portën e Korridorit 8 si dhe të Korridorit Blu të cilët i japin rëndësi të veçantë.
“Duhet thënë pa frikë dhe pa mburrje që ajo çka ka bërë qeveria shqiptare në këto 5 vite, është e krahasueshme me atë që është e investuar në 5 dekada. 5 vite sa për 50 vjet. Me njerëzit e duhur në krye të sektorit, me partnerët e duhur në krahun tonë, me dëshirën më të mirë për të zhvilluar një ekonomi të qëndrueshme në Shqipëri, e cila është baza e zhvillimit turistik të këtij vendi, si një nga industritë më të rëndësishme. Jemi ata që mbajmë portën e madhe të korridorit të 8. Që lidh Italinë europiane me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut si dhe me Bullgarinë. Mbajmë portën e Korridorit Blu, që lidh Kroacinë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë. I japin rëndësi të veçantë.”, tha zëvendëskryeministrja Balluku.
Në mbyllje të panelit diskutues, u firmos një marrëveshje e cila ka në fokus krijimin e një platforme digjitale për monitorimin në kohë reale të të gjithë statistikave të vëllimeve jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin.