Në portin e Durrësit sot po përpunohen 4 anije, ndërsa mësohet se deri të martën e ardhshme priten edhe 9 anije të tjera me 12.500 ton mallra dhe 573 kontejnerë gjithsej.
Në Dispeçerinë portuale, bëjnë me dije se në kalatat 1 dhe 4 po shkarkohen dy anije me 6032 ton grurë gjithsej, ndërsa në kalatën 5 vijon përpunimi i anijes “Angela” me 4925 ton melaminë dhe llamarinë. Përveç anijeve që po përpunohen në Terminalin perëindimor, në kalatën 6 po shkarkohet anija “Erkan K”, me 125 kontejnerë.
Sipas të njejtave burime, sot priten në port 5 anije të tjera, të cilat sjellin përkatësisht 3000 ton grurë, 3170 ton ure, 1407 ton misër dhe bërsi soje si dhe 350 kontejnerë.
Nga e shtuna deri të martën do të mbërijnë edhe katër anije të tjera, dy nga të cilat shkarkojnë 3800 ton xhama gjithsej, dhe të tjerat 1126 ton makineri të ndryshme dhe 137 kontejnerë.