Katër anije në port: shkarkohen konteinerë, kripë dhe melaminë; koncentrati i kromit për eksport

Tre skuadra punëtorësh të kompanive stivadore, si dhe 6 elektrovinça po punojnë sot paradite në Terminalin perëndimor dhe atë lindor për përpunimin e tre anijeve tregtare me mallra.

Në kalatën 10 të Terminalit lindor, anija “Ela S” po ngarkohet me 1700 ton koncentrat kromi për eksport, ndërsa në kalatat e Terminalit të Mallrave Gjenerale vazhdon puna për shkarkimin e dy anijeve.

Në kalatën 2 paraditen e djeshme ka nisur shkarkimi i anijes “Dante A” me 1636 ton melaminë.

Në kalatën 4 të Terminalit perëndimor nga anija “Emad Y” po shkarkohen 5.000 ton kripë.

Ndërkaq në kalatën 6 të Terminalit përkatës, po shkarkohen 394 konteinerë.

Në listën e mallrave të importit gjatë vitit 2016 bien në sy qymyri koks me mbi 166 mijë ton, tubat e profilet me 112 mijë ton gjithsej si dhe llamarinat me 62 mijë ton.

Brenda një viti në kalatat e katër Terminaleve u përpunuan 516 anije me afro 2.7 milion ton mallra, si dhe 1036 tragete me mbi 770 mijë ton të tjera.