17.11.2025
Një takim njohës mes Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, z. Liburn Aliu dhe Drejtorit të Degës së Doganës Durrës, z. Denis Shabani, u zhvillua në ambjentet e Doganës Durrës, me synim forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjen e efiçiencës në proceset portuale e doganore.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të qëndrueshëm mes strukturave portuale për garantimin e një zinxhiri logjistik modern, të sigurt dhe konkurrues si dhe rritjen e efikasitetit në shërbime, duke mbështetur rritjen e flukseve tregtare dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj operatorëve ekonomikë.
Ky bashkëpunim përfaqëson një hap thelbësor drejt rritjes së performancës, lehtësimin e flukseve tregtare dhe rritjen e transparencës.


