Kreu i APD- së takim me ambasadoren franceze, znj. Christina Vasak dhe përfaqësues të Fondit Francez të Zhvillimit

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, z. Agron Tare, ka pritur në një takim ambasadoren franceze në Shqipëri, Christina Vasak dhe Përgjegjësen e Fondit Francez për Zhvillim(Agence Française de Développement) , Lise Breuil.

Kreu i APD-së, z. Tare, e ka njohur ambasadoren me kapacitetet e Portit më të madh në vend, investimet aktuale si dhe sfidat e së ardhmes.

Ambasadorja franceze, znj.Vasak,   prezantoi projektet dhe mbeshtetjen e Ambasadës në fusha të ndryshme në Shqipëri.

Në takim, u vlerësua rëndesia e projektit të thellimit të basenit dhe kanalit hyrës në Port.

  AFD është nje organizatë tashmë prezente në 110 vende nëpërmjet një rrjeti prej 85 degësh dhe mbështet aktualisht më shumë se 3,500 projekte zhvillimi.   Në vitin 2017, ajo ka vënë në dispozicion 10.4 miliardë euro për të financuar këto projekte.

Si një institucion financiar publik dhe solidariteti, AFD-ja është aktor kryesor në politikën e zhvillimit të Francës.

Të pranishëm në takimin  e zhvilluar ishin dhe  Anne-Elisabeth Gautier, Atashe për bashkëpunimin , Antoine Chevre, Drejtuesi i detyrave pranë AFD, Mirela Mata si dhe drejtues të Autoritetit Portual Durrës

img_9931
img_9935
img_9923