Nesër rreth orës 7.00 në portin e Durrësit do të ankorohet kroçera “Azamara Journey” me 656 turistë të huaj nga të gjithë kontinentet. Pjesa më e madhe e tyre, 288 vetë, vijnë nga Britania e Madhe, dhe 183 të tjerë nga SHBA. 49 turistë vijnë nga Australia, 32 nga belgjika, 25 nga Kanadaja, 14 turistë vijnë nga Meksika, dhe 13 nga Norvegjia. Nuk mungojnë edhe turistë nga Brazili, Kolumbia, Kili, Kroacia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Gjermania, Greqia, Hondurasi, India, Italia, Zelanda e Re, Hollanda, Polonia, Rusia, Serbia, Afrika e Jugut, etj.
Nga Agjencia pritëse “Samer – Misa”” mësohet se anija turistike, që lundron nga Dubrovniku drejt Durrësit, do të ankorohet nesër në kalatën 5 dhe do të qëndrojë në portin më të madh të vendit deri rreth orës 18.00 të së njejtës ditë.
Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për mikpritjen dhe për lehtësimin e kushteve të qëndrimit në portin më të madh të vendit. Si zakonisht, një pjesë e turistëve do të vijojnë turin me autobuzë drejt qyteteve historike të Krujës e Beratit, si dhe drejt Tiranës. Shumë prej turistëve të tjerë do të vizitojnë qendrat arkeologjike dhe muzeale të Durrësit.
Kroçera “Azamara Journey” me flamur maltez dhe është regjistruar në portin e Valetës. Ajo ka një gjatësi 181 metra dhe gjërësi 25.46 metra. Në bordin e saj punon një personel prej 394 vetësh.
Deri tani në Durrës kanë mbërritur 9 kroçera dhe velierë luksozë me 4863 turistë gjithsej.