Sot paradite në portin e Durrësit u ankorua kroçera “Kristina Katerina” me 289 turistë në bord.
Sipas agjencisë pritëse Intermed Shiping, anija turistike është ankoruar në kalatën 4 dhe shumica e turistëve janë nga Finlanda. Kroçera mbërriti në qytetin bregdetar nga porti i Venecias. Ajo po kryen një tur mesdhetar 1-javor.
Pas ndalesës prej 14 orësh sot në Durrës, në mbrëmje, kroçera “Kristina Katerina” do të vijojë lundrimin drejt Brindizit (Itali). Turistët e huaj sot do të vizitojnë Durrësin, Krujën dhe Beratin-nënvizuan burimet e agjencisë detare.
Anija turistike “Kristina Katarina” ka vizituar disa herë portin e Durrësit. Për herë të fundit ajo u ankorua në portin më të madh të vendit tonë në maj të këtij viti.