Mallrat gjenerale të përpunuara në Portin e Durrësit, kryesojnë materialet e ndërtimit/ 18 qershor 2021

Në 5 muajt e parë të 2021 vetëm në Terminalin Perëndimor (ose TMGJ –Terminali i Mallrave Gjenerale) janë përpunuar 110 anije tregtare, me 313,462 tonë mallra të ndryshme, si xhama, hekur, gurë mermeri, grurë, çimento, melaminë, ushqimore, etj, tregojnë të dhënat e Sektorit të Statistikave në APD.

Në kalatën 5 gjatë periudhës janar-maj të këtij viti është përpunuar thuajse i njejti numër anijesh, me shumën e anijeve të përpunuara në tre kalatat e tjera të Terminalit Perëndimor në portin e Durrësit.
Gjatë periudhës 5-mujore në këtë kalatë janë përpunuar 53 anije me 146 mijë ton mallra gjithsej, ndërsa në tre kalatat e tjera numri i anijeve të përpunuara ka qenë përkatësisht 16, 17 dhe 24 anije.

Të dhënat bëhen të ditura nga Sektori i Statistikave në APD, sipas të cilave në Terminali perëndimor ka 5 kalata dhe një gjatësi prej 888 ml me kalata operative.