Më shumë se 55 përqind e mallrave të import-eksportit që janë përpunuar në portin e Durërsit gjatë tre muajve të parë të këtij viti drejtohen/mbërrijnë drejt/nga portet e Rusisë, Turqisë dhe SHBA.
Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës, 27 % e shkëmbimeve tregtare me anije dhe tragete në periudhën janar – mars 2019 janë kryer me Rusinë, 17 përqind me Turqinë dhe 14 përqind të tjera me portet në SHBA.
Malta (9 %), Egjipti dhe Italia (me nga 6 %) renditen pas tyre, dhe më tej në listën e volumeve për mallrat e përpunuara të import-eksportit vendosen Greqia, Tunizia, Libia, Kolumbia, Ukraina, etj.
81 përqind e mallrave të përpunuara gjatë 3 muajve për eksport janë nisur drejt Maltës, ndërsa 12 përqind të tjera drejt Italisë.