Me foto nga dita e parë e punës 2018 në Terminalin e Mallrave Gjenerale -Tragetet e linjës Bari – Durrës mbërrijnë sipas grafikut-

Në kalatat e portit të Durrësit sot paradite po përpunohen 5 anije tregtare me mbi 24 mijë ton mallra gjithsej, si xhama, grurë, llamarinë dhe çimento.

Dje në Terminalin e Kontejnerëve ka përfunduar përpunimi i një anije me 106 kontejnerë gjithsej. Po ashtu përfundoi breda disa orësh edhe përpunimi i anijes “MS Union” me melaminë.

Ndërkaq, në radë dhe në pritje janë tre anije të tjera, të cilat brenda ditës së sotme parashikohet të sjellin në port mallra si llamarinë, hekur dhe grurë.

Dy tragetet “AF Francesca” dhe “Rigel II” të linjës Bari – Durrës janë ankoruar në Terminalin përkatës para orës 8 të mëngjesit.