“MICHIGAN” anija që ka vizituar më shumë Portin e Durrësit në 5 muajt e parë te vitit/ 03 qershor 2021

Sipas informacioneve të dhëna nga Sektori i Statistikave në Portin e Durrësit, gjatë periudhës janar- maj 2021, anija tregtare “MICHIGAN”, është akostuar tetë herë në Terminalin e Konteinerëve, duke përpunuar një total prej 4,500 njësish konteinerike ose 6,000 TEU gjithsej. 

Anija, ka një gjatësi rreth 166 metra, gjërësi 25 m, si dhe kapacitet mbajtës rreth 1,284 TEU. Në një udhëtim të vetëm drejt Portit të Durrësit, nga kjo anije janë transportuar mbi1,063 TEU.

Mëngjësin e sotëm, “MICHIGAN”, e cila lundron nën flamurin Maltez, është akostuar në molin 6, për të vijuar më tej rrugëtimin e saj drejt portit të Catania-s, Itali.