Reshjet e shiut që kanë nisur sot paradite kanë detyruar ndërprerjen e përpunimit të anijeve në portin e Durrësit.
Ndërkaq dy tragetet e linjës Bari – Durrës janë ankoruar rreth orës 8.00 në Terminalin përkatës pa shënuar vonesa.
Sipas Qendrës së Informacionit në APD, katër anije tregtare të ngarkuara me grurë, ure’ dhe [imento, të cilat janë ankoruar në kalatat 1, 2 dhe 5 kanë ndërprerë përpunimin rreth orës 9.00 për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Në radën portuale presin radhën e përpunimit edhe dy anije të tjera të ngarkuara me kripë dhe xhama.
Sipas parashikimeve të “MeteoAlb”, reshjet e shiut do të vazhdojnë me ndërprerje të shkurtëra gjatë gjithë ditës.
Ndërkaq pritet në brigjet detare pritet erë me shpejtësi 50-55 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim 4-5 ballë.