Përpunimi i anijeve në portin e Durrësit është ndërprerë që nga mesdita e sotme, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se katër anije të ankoruara në Terminalin perëndimor kanë mbyllur hambarët, në pritje të përmirsimit të kushteve të motit.
Anijet me mbi 12 mijë ton mallra gjithsej kanë sjellë çimento, misër dhe pleh bujqësor.
Po sot pritet që të mbërrijë në port edhe një anije tregtare me 2000 ton rrotativë hekuri.
Gjatë ditës parashikohen reshje shiu, që mund të pengojnë rifillimin e përpunimin e anijeve në kalata.