Moti i keq, vonohet një traget; reshjet pengojnë përpunimin e anijeve 23 janar 2015

Moti i keq me reshje shiu dhe erë të fortë ka krijuar vështirësi në përpunimin e anijeve në portin e Durrësit.

Të premten paradite ka nisur normalisht vetëm përpunimi i anijes “Vega epsilon”me 250 kontejnerë.

Anija “Geros” dhe “Dmitri Varvarin”që shkarkuan përkatësisht 2144 ton xhama dhe 4220 ton çimento kanë mbyllur hambarët gati për nisje.

Nga të dhënat e dispeçerisë portuale mësohet se anijet “Mustafa

Bey”me 3045 ton xhama dhe “Tyumen 1”me 5300 ton grurë kanë vazhduar shkarkimin vetëm në periudhat e shkurtëra kohore pa reshje shiu.

Deti i trazuar ka vonuar me rreth 3 orë mbërritjen e tragetit me udhëtarë “AF Michela” nga Bari, ndërkohë që trageti tjetër “Rigel 1”është bregëzuar në kalatën përkatëse në orën 8.25 të mëngjesit.