Nderimi dhe mirënjohja jonë në këtë 5 maj shkon për të gjithë ata që fatin e tyre vetjak nuk e ndanë nga fati i vendit të tyre!

Historia e detarisë moderne të Shqipërisë është e mbushur me akte heroike dhe heronj detarë, të cilët bënë sakrificën sublime në shërbim të Atdheut, të jetës së njerëzve dhe pasurisë së përbashkët detare.
Adem Reka dhe Pëllumb Baholli, janë dy nga punonjësit portualë që dhanë jetën në krye të detyrës.
Adem Reka ishte vetëm 39 vjeç, kur më 17 nëntor 1966 dha jetën gjatë një fortunali, në mbrojtje të Bigës lundruese ku punonte prej vitesh. Bigës lundruese 100-tonëshe pas aktit heroik i’u dha emri “Adem Reka”.
Pëllumb Baholli, polumbar në portin e Durrësit, humbi jetën në moshën 29- vjeçare më 1 qershor 1968, gjatë një misioni në Liqenin Artificial të Tiranës. Anija çisternë për transportin e ujit mori emrin e tij, Çisterna “Pëllumb Baholli”.
Busti i Adem Rekës, punuar nga skuptori Dhimitër Harallambi është vendosur pranë godinës së Drejtorisë së Përgjithshme të Autoritetit Portual Durrës.
Punës dhe jetës së Adem Rekës i janë kushtuar drama “Flamur në stuhi”, si dhe filmi i njohur artistik “Horizonte të hapura”, i cili u xhirua nga regjisori Viktor Gjika në mjediset e portit të Durrësit.

#RespektdheMirënjohje!