Në radën portuale të Durrësit janë të ankoruara tre anije, të cilat do të përpunohen me 5 mijë deri në 20 mijë ton mallra secila.
Nga Qendra e Informacionit në APD, mësohet se të tre anijet do të bregëzohen në kalatat 10dhe 11 të Terminalit lindor të mallrave rifuzo. Anija “Sider Mariel” ka sjellë 5544 ton qymyr dhe do të shkarkohet në kalatën 10. Dy anijet e tjera do të ngarkohen me 25 mijë ton mall eksporti gjithsej.
“Sirios Cement 1” do të ngarkohet me 5 mijë ton çimento për eksport, ndërsa 20 mijë ton zink, prodhim i ndërmarrjeve nxjerrëse të Kosovës do ti drejtohen porteve të huaja me anijen “Da Tong Yn”.
Ndërkaq në portin e Durrësit pritet të mbërrijnë në 72 orët e ardhshme edhe 6 anije të tjera, dy nga të cilat me kontejnerë, dhe katër të tjerat do të shkarkojnë rreth 28 mijë ton mallra të ndryshme, si xhama, çimento, vaj luledielli dhe qymyr.