Foto arkivi
Në portin e Durrësit kanë filluar vizitat e jahteve turistike të përmasave të vogla dhe të mesme.
Drejtuesit e tyre, qytetarë nga vende të ndryshme të botës vizitojnë më pas edhe qendrat arkeologjike dhe historike të qytetit antik.
Jahtet turistike ankorohen përgjithësisht në kalatat 4 dhe 5. Ato
qëndrojnë në Durrës nga disa orë në disa ditë dhe marrin të gjitha shërbimet e
duhura nga strukturat përkatëse portuale.
Nga statistikat e Autoritetit portual, mësohet se vitin e kaluar në portin e Durrësit janë ankoruar 234 jahte turistikë dhe pjesa më e madhe e drejtuesve të tyre kanë vizituar qytetin antik dhe rrethinat e tij.